Flash News

KRYESORE

Një pacient doli me Covid-19, mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës

Një pacient doli me Covid-19, mbyllet pavioni i ortopedisë në

Pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës është mbyllur përkohësisht, për shkak se i gjithë stafi ka hyrë në karantinë për dy javë.

Shkak për këtë vendim është fakti se një paciente e shtruar për disa ditë në këtë pavion ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Për këtë, stafi që i ka shërbyer pacientes mund të jetë infektuar përmes saj. Pasi kanë hyrë në karantinë, mjekëve dhe infermierëve u janë marrë edhe tamponët dhe pritet rezultati i testeve.

Gjithashtu në Lezhë, dy ditë më parë edhe një infermiere 54-vjeçare rezultoi pozitive.

Të fundit