Flash News

KRYESORE

Një pacient mori shërbim te ‘Trauma’ pasi pësoi aksident, por rezultoi me Covid-19

Një pacient mori shërbim te ‘Trauma’ pasi pësoi

Një pacient ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës. Specialistja pranë ISHP-së Marjeta Dervishi ka pohuar lajmin, në përgjigje të interesin të medias, gjatë përditësimit të situatës nga pandemia në vend.

“Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës”, tha Dervishi.

Gjithashu specialistja u pyet se sa është numri i  mjekëve dhe infermierëve të infektuar.

Ajo pohoi se deri më tani janë raportuar gjithësej 48 mjekë dhe infermierë me Covid 19.

Ndërsa për gratë shtatzëna të prekura nga virusi, Dervishi u shpreh se nuk ka të tilla.

Ajo shtoi se ka pasur vetëm një rast, të konfirmuar pozitiv, por që paraqitet e shëruar në këtë moment.

Të fundit