Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një përgjigje për Ilir Demaliajn, “shtrigat”, “krokodilët” dhe “aventurierët”...
Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, i ka kthyer një përgjigje Ilir Demaliajt, në lidje me pretendimet e këtij të fundit se kanë pasur dijeni për letrën e Kadaresë, që ai publikoi para disa ditësh, dhe se këta nuk e kanë bërë publike. Në shkimin e sotëm Demaliaj akuzon Kaloçin e Dervishin si dhe të jterë se po manipulojnë me dosjen kadare dhe se po nxjerrin dokumente që u interesojnë dhe se fshein të tjerat. Ja reagimi i Dervishit:
“Sot në të përditshmen “Panorama”, Ilir Demaliaj, nga llogorja e luftëtarit publicistik kundër Ismail Kadaresë, më ka përmendur në një shkrim të radhës në lidhje me çështjen e letrës së vitit 1980 të Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës. Nisur nga kjo, për pjesën time, nga llogorja e arkivistit e studiuesit i jap këtë përgjigje atij dhe çështjeve që ngrihen në atë artikull.
Nuk kam përmendur në asnjë rast emrin e Ilir Demaliajt sepse ai është rastësor e pa lidhje në këtë histori, është vetëm një shpërndarës dokumentesh. Unë i dal për zot vetë çdo materiali që emetoj dhe askush në botë nuk mund të më përdorë si shpërndarës. Kësisoj, Demaliaj le t’i linte “furnitorët” t’i dilnin për zot letrës dhe të debatonin si të donin e sa të donin. Demaliaj nuk është studiues, as njohës historie. Nëse ju kujtohet, ai deklaroi se disa fletë të dosjes që i dhanë për ta shpërndarë qenka “deklasifikuar”, në një kohë që ajo nuk ka qenë asnjëherë e tillë sepse letër është e nuk ka lidhje me sekretin. Në gjuhën e arkivistikës dhe të studiuesve këto janë gjëra elementare. E kur Demaliaj nuk i njeh këto gjëra të thjeshta, mos duhet pretenduar se njeh më shumë se kaq?
E kam ndjerë si detyrim që atë që dija ta ndaja me publikun, sepse këtë histori unë e njoh shumë mirë prej kohësh. Për kujtesë, në qershor 2011 kam dhënë disa intervista ku kam shpjeguar ndryshimin midis proceseve agjenturore-operative dhe atyre hetimore-gjyqësore. Në atë kohë u duk sikur “mbrojta” shkrimtarin Fatos Kongoli të cilin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, sepse qëllimi i reagimit tim ishte vetëm e vërteta dhe jo avokatitë e qokat. Të gjitha këto çështje të viteve 1978-1980 janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato nisin me një denoncim që bëhet dhe vijojnë me arrestime, vetëvrasje, këshillime, presione.
Edhe vetë Demaliaj nuk është konsekuent në atë që pretendon se mbron. Fillimisht, duke mos qenë në dijeni të aktivitetit antikomunist të Kadrie Kadaresë postoi letrën duke pretenduar “ligësinë” e Ismail Kadaresë kundër motrës së vet, e cila “i dhimbsej”.
Më pas, hedh insinuata në lidhje me ndonjë rekrutim me “material shtrëngues” të Kadries (të jetë i qetë edhe këtu se nuk ka ndodhur). Po ashtu vendos në gojën time shprehje që nuk i kam thënë se gjoja dosja e Kadries është mbyllur në vitin 1978.
Në asnjë postim timin nuk e kam shkruar këtë. Postimet janë të hapura dhe lehtësisht të verifikueshme. Presioni ndaj Kadries ka qenë i lartë dhe i pandryshueshëm në vitet 1978-1980. Edhe në hetuesi e kanë thirrur gjatë kësaj periudhe (fakt tjetër që Demaliaj nuk e di). Në rast se Ismali do ishte aq i keq me motrën e vet, mjaftonte të mos ta shkruante atë letër dhe Kadria do ishte në burg.
Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Mendoj se nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979.
Kjo letër është e lidhur me proceset e tjera. E veçuar, ajo nuk është gjë tjetër veçse një manipulim ndaj publikut. Në mënyrë të habitshme, më pyet nëse e kam diskutuar me Ismail Kadarenë apo jo? Kam lexuar aq letra, saqë nëse do bëja diskutime me shkruesit e tyre nuk do më dilte jeta. Kushedi sa letra kam lexuar për shembull nga oficerët e punëve të brendshme. Mos duhet të kërkoja se ku ishin ata edhe bijtë e tyre brenda apo jashtë Shqipërisë?
Së fundi, po ju them diçka tjetër. Kam lexuar qindra letra të të dënuarve politikë të dënuar me vdekje apo edhe me burgim. Ka mjaft raste kur ata apo familjarët shkruajnë se vuajnë nga çrregullime mendore, prandaj i duhej falur jeta apo ulur dënimi. Tani t’i marrin këto letra e t’i botojmë në këtë formë e të themi se e kanë pranuar vetë çfarë kanë qenë dhe e meritonin dënimin me burgim apo me vdekje?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38