Flash News

KRYESORE

Një periudhë e ngjeshur për socialistët, cilat janë 5 fazat përgatitore të zgjedhjeve në PS

Një periudhë e ngjeshur për socialistët, cilat janë 5

Socialistët pritet të kenë një sezon të ngjeshur politikisht pas pushimeve, ku përveç jetës parlamentare, do të ketë edhe zgjedhje në parti.

Media A2 CNN ka zbardhur të gjithë procesin, i cili është ndarë në 5 faza.

Faza përgatitore do të fillojë në datën 1 dhe do të zgjasë deri më 15 shtator. Gjatë kësaj kohe, Asambletë Socialiste të 61 bashkive do të zhvillojnë mbledhje për masat që do merren për organizimin e zgjedhjeve në parti.

Faza e parë do të jetë 16 shtator deri në 10 nëntor, me mbledhjet zgjedhore të organizatave socialiste.

Faze e dytë do të jetë nga 15 tetori deri në 17 nëntor dhe do t’i kushtohet zgjedhjes së delegatëve në Kongres.

Faza e tretë nga 17 nëntori deri më 7 dhjetor, mbi propozimet e partisë do të zgjidhen 61 kryetarët e partisë për bashkitë.

Dhjetori do t’i gjejë socialistët me Asamble të konstituuara.  Dhe viti i ardhshëm do të nisë me mbledhjen e organit më të lartë të Partisë Socialiste, Kongresin. Me propozim të Asamblese do të dalë dhe Kryesia e re e PS dhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe.

Nga i gjithë ky proces zgjedhor, Edi Rama do të jetë vëzhgues e jo pjesëmarrës. Statuti i PS e sanksionon liderin politik që ka fituar zgjedhjet parlamentare, me rikonfirmim në postin e kryetarit.

Të fundit