Flash News

KRYESORE

Një person tenton të hyjë në Ambasadën Amerikane të Podgoricës, policia bllokon rrugën

Një person tenton të hyjë në Ambasadën Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë ka konfirmuarse një person ka tentuar të hyjë në oborrin e ambasadës .

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth ambasadës.

“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së SHBA-së në Podgoricë. Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi. Falënderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë.

Ndërsa gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i ambasadës së SHBA-ve ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.

 

Të fundit