Flash News

OP-ED

Një poezi e Heminguejt tani që Teatri i ngjan peshkut dhe artistët, Santiagos

Një poezi e Heminguejt tani që Teatri i ngjan peshkut dhe

Andreas Dushi

Tani që qëndresa për mbrojtjen e Teatrit nga plot ngjyra intelektualësh po errësohet prej ndikimit zbehës të politikës, mu kujtua “Plaku dhe Deti” i Ernest Heminguejt. Deri më tani, isha i sigurt se sido që të shkonte puna, nëse teatri i tanishëm do të prishej apo jo, sërish artistët do të fitonin dhe nuk do e ngrysnin protestën duke ëndërruar luanë.

Por politika, në të shumtën e rasteve i ngjan atyre egërsirave të detit që hëngrën peshkun e Santiagos, sapo ai u qetësua dhe mendoi se më në fund, ia kishte dalë të realizonte një prej ëndrrave të tij. Nuk e di nëse egërsirat vijnë kur kuptojnë se po i shkatërrojnë jetën një Santiagoje apo vetëm për të përlarë gjithçka, por rëndësi ka që vijnë, herë si peshkaqenë e tani, si politikanë.

Pak vjet më parë, provova të përktheja modestisht ato pak poezi që Hemnguej shkroi dhe njëra prej tyre titullohet “Për djemtë e mirë të vdekun”. Kjo mu kujtua sot, si vetëtimë në qiellin e zymtë heminguejan i cili ka mbuluar situatat tona duke na lënë në pritje të këmbanave që nuk dihet për kë do të bien!

Për djemtë e mirë të vdekun

 

Ata iu servilosen,

Mbretit dhe Vendit,

Të plotfuqishmit, Krishtit

Dhe pjesës tjetër që vendoste.

Atdhedashunia,

Demokracia,

Ndershmënia,

Fjalë dhe shprehje

Që ose me to kurvnojnë , ose na vrasin neve.

Të fundit