Flash News

KRYESORE

"Një politikan i pambrojtur, me një celular". Komenti i VOA për arrestimin e Dollapit

"Një politikan i pambrojtur, me një celular". Komenti i VOA

Me anë të një statusi në Facebook redaksia e Zëri të Amerikës ka reaguar për arrestimin e Sekretarit Organizativ të PD me pesë rreshta telegrafikë.

VOA shkruan se Dollapi është arrestuar edhe pse është identifikuar si poltikan, edhe pse ka qenë i pambrojtur, edhe pse ka patur vetëm një celular në dorë.

Statusi i plotë:

Tiranë: Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës.

Të fundit