All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Një potencial i ri në skenën shqiptare, Arinda Gjoni: Babai është A dhe ZH-ja ime në muzikë

All - Paragraf - 1

Mira Mrruku

All - Paragraf - 3

Arinda Gjoni është njëra nga ato këngëtare që i vjen rrallë tregut muzikor shqiptar. Edhe pse është ende e re në moshë ajo tashmë i ka hedhur hapat e sigurtë në muzikë, kjo sepse skena është shumë familjare për të dhe është pikërisht vendi ku është rritur. Ishte vetëm 5 vjeçe, atëherë kur ajo rrëmbeu mikrofonin në studion e të atit të saj, si për t’i diktuar familjes të ardhmen e saj të suskesshme. Arinda është modeste deri në përulje për sukseset e saj dhe nuk është nga ato që do të flas pa fund për veten. Megjithatë talenti i saj flet më shumë se gjithçka. Në një intervisë për “Politiko.al” ajo rrëfen diçka më shumë për veten e saj, mardhëniet me muzikën dhe të atin, që është një nga referencat e saj kryesore në muzikë.

Arinda ti vjen nga një familje muzikantësh, na trego pak më shumë rreth hapave të parë në muzikë dhe si e mendoje asokohe?

Po është e vërtetë që vij nga një familje muzikantësh dhe hapat e mi të parë nisën po aty në familje. Kur shikoja babian tim tek sa bënte prova në ministudion që kishim në shtëpi, aty filloj dhe ishte pikerisht ajo ministudio vendi ku u zbulua dhe talenti im në të kënduar. Që në moshën 5 vjeç që nisa të këndoj çdo gjë e imja u rrutullua vetëm rreth muzikës. Nuk i jam ndarë për asnjë çast deri më sot, madje edhe studimet i përfundova pikërisht në muzikë. Nuk e kam menduar asnjëher veten në ndonjë profesion tjetër. E quaj veten me fat që ëndrra ime mori këtë rrjedhë të mbarë.

Babai yt ka qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme dhe mbështetje e madhe për ty, a mund të na përshkruash mardhënien me të dhe sa vijon të ndikojë ai tek ty sot?

Më pëlqen kjo pytje! Në fakt me babain jemi vërtet si shokë këtë marrdhënie kemi , duke qenë se kemi punuar shumë sëbashku, 15 vite me rradhë me bandin tonë muzikor dhe mund të them që kjo gjë më ka ndihmuar shumë të jem kjo që jam sot, kam fituar shumë lirshmëri dhe dinamikë në marrdhënie me publikun. Kjo sepse evenimetet e ndryshme ku ne perfomonim ishin të shumta . Babai më ka dhënë gjithmonë leksione për mënyrën e të kënduarit dhe unë akoma sot, nuk nxjerr asnjë këngë apo projekt muzikor pa marr miratimin e babait tim. E bëj këtë sepse  ai e njeh më mirë se kushdo karakterin, zërin tim dhe vlerat e mija vokale dhe e di më së miri çfare më duhet.

Së fundmi ti ke qenë pjesë e spektaklit YFSF në TV Klan, një produksion ku dëshmove potencialin dhe fuqinë e zërit tënd më së miri, a ka ndryshuar diçka në jetën tënde si artiste pas këtij spektakli?

Ai spektakël ishte diçka shumë e mire për mua, sepse më prezantoj në mënyrën më të mirë të mundshme, domethënë në mënyrën që unë doja. Në atë spektakël mu dha mundësia të shpalosja vlerat vokale, të cilat në këngët komerciale që ne bëjmë në Shqipëri nuk mund t’i tregojmë asnjëherë, gjithashtu ai spektakël më dha një tjetër dimension edhe në aktrim dhe në perfomancat e përgjithshme. Tani njerëzit e dinë çfarë potence vokali dhe interpretative kam, sepse të hysh nën lëkurën e divave botërore nuk është aspak e lehtë. Ishte një prezantim dinjitoz dhe normal që më ka vlejtur shumë në çdo aspekt.

Përveçse një këngëtare me një zë brilant, nuk duhet ta mohojmë faktin se je po aq e bukur sa dhe zëri që ke, kujt i ngjan Arinda?

Tani i skuqa pak (qesh) ...faleminderit! Gjithësesi unë gjithmonë kam qeë modeste për pamjen time . Mendoj që jam një mix, por më shumë tipare thonë që unë i kam të trashëguara nga babai.

A ke rezervuar një këngë të re për publikun këtë verë, nëse po na thuaj diçka më shumë rreth saj?

Po patjetër dhe madje shumë shpejt, vetëm disa ditë na ndajnë nga projketi im më i ri muzikor. Kam punuar shume sepse doja të sillja diçka shumëndryshe këtë herë. Është një këngë shumë dinamike, verore me super energji! Mezi po pres ta lancoj !

Dhe se fundmi cila është ëndrra jote më e madhe?

Të them të drejtën shoh shumë larg dhe ëndrrat janë të shumta sigurisht. Por nuk ec asnjëherë me plane konkrete, thjesht ndjek intuiten dhe shpirtin, punoj fort, jap maksimumin pastaj ja lë në dorë fatit!

Të fundit