Flash News

KRYESORE

‘Një prekje lirie’/ Cirku i Budapestit vjen për herë të parë në Tiranë

‘Një prekje lirie’/ Cirku i Budapestit vjen për herë

Cirku i Budapestit i njohur si Cirku më i madh në Evropën Qendrore, do të jetë sot në Tiranë, në ambientet e Amfiteatrit në orën 19.30.

Në performancën e cirkut hungarez do të ketë një ndërthurje të letërsisë, operës, muzikës, kërcimit dhe shfaqjes teatrale. Hyrja për publikun do të jetë falas.

Performanca quhet ‘Gentle Touch of Freedom’ dhe është mundësuar nga Ambasada Hungareze në kuadër të vitit memorial ’30 Vjetori i Lirisë’.

Dhe është pikërisht eksperienca e lirisë ajo që cirku nga Budapesti synon të përcjellë tek publiku shqiptar.

Ndër më të famshmit në Evropë, Cirku i Budapestit i ofron publikut një spektakël të larmishëm që përebëhet nga shfaqje të akrobacisë, akt piramidash, diabolo, ekuilibër, balancues në lartësi, kalim i litarit, skena spektakolare me kafshë, kllounë dhe shumë shfaqje prestigjoni.

Të fundit