Flash News

KRYESORE

‘Një prokuror në Durrës mbështet bandat kriminale’, KLP reagon pas deklaratave të Ramës dhe Braçes: Paragjykojnë ecurinë e proceseve gjyqësorë

‘Një prokuror në Durrës mbështet bandat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me dënimin dhe arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pulës.

Nga foltorja e kuvendit, disa ditë më parë kryeministri Rama foli për një prokuror në Durrës që është i lidhur me bandat dhe i bën presion edhe administratës shtetërore.

Edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zbuluar ka thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës,  mbështet një grup kriminal në Durrës. Si Rama ashtu edhe Braçe nuk folën me emra por prokurori i çështjes në fjalë është Arjan Ndoja.

Duke komentuar këto deklarata publike, KLP thekson se ato mund të paragjykojnë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit.

Pjesë nga deklarata e KLP

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Të fundit