Flash News

KRYESORE

Një punonjës i burgut 313-të rezulton pozitiv me Covid-19, reagon Drejtoria e Burgjeve

Një punonjës i burgut 313-të rezulton pozitiv me Covid-19, reagon

Drejtoria e Burgjeve konfirmon se një punonjës i Burgut 313 është infektuar me koronavirus.

Në një deklaratë zyrtare kjo drejtori sqaron se punonjësi nuk kishte shfaqur shenja të Covid-19, kur iu ishte nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve, por ishte infektuar pas shenjave që kishin shfaqur familjarët e tij.

Mes të tjerash, Drejtoria e Burgjeve sqaron se “punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit”.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

-Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë.

Theksojmë se, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit.

Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni.

Këta të fundit, pasi kanë kryer analizat përkatëse kanë rezultuar të gjithë me përgjigje NEGATIV dhe do t’i rikthehen punës shumë shpejt”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Të fundit