Flash News

OP-ED

Një pyetje retorike që ka përgjigje vetëm politike

Një pyetje retorike që ka përgjigje vetëm politike

nga Zef Zefi

Ka plot familje, në botë e Shqipëri, ekonomia e të cilave është dëmtuar rëndë nga bij të tyre të mbrapshtë. Kudo mund të gjesh shembuj të tillë, ku të zot' e shtëpisë kanë qenë të detyruar të shesin ose dorëzojnë deri çatinë e vetme kreditorit.

A e di kryefamiljari shqiptar demokrat, socialist apo rilindas se borxhi 115%, do të thotë se për 100€ në xhep, 115€ i ka borxh? Një punëtor a nëpunës që mendon se çon në shtëpi një pagë mesatare 400 mijë lekë, nuk ka asnjë lek të vetën, përkundrazi i duhen 460.000 lekë për kreditorin që mund trokasë në derë nesër për lekët e veta?

A e dinë socialistët dhe demokratët bashkë se "rilindasi"me këtë borxh i ka kaluar shifrat e zeza ekonomike të PPSH? Dhe se asnjë qeveri post-Ramiz s'na ka çuar deri në këtë ditë të zezë. Rilindasi që kemi zgjedhur për të administruar financat tona, qe ankuar për borxhin 62% të Saliut e të gjitha qeverive përpara tij, borxh që thujase gjithmonë ka qenë i monitoruar dhe nën mesataren e atij të lejueshëm.

I dhamë të drejtë rilindasit në zotimin e tij për ta ulur këtë borxh që sidoqoftë për shtetet "patrimoniale" modeste si yni, parashikonte rreziqe. Por ka bërë të kundërtën e zotimit të vet dhe të interesit të çdo qytetari që pretendon një minimum të sigurisë jetike. Rilindasi e ka trashur në 115% duke na nxjerrë në pazar edhe shtëpinë dhe të nesërmen e kalamajve tanë. A harron qytetari ynë se atë që merr borxh më shumë se sa krejt pasuria që ka, quhet pak si budalla? Kjo fjalë e rëndë e ka humbur disi peshën për arsye të motos "ekonomi tregu", po deri kur borxhmarrësi e ka mallin e blerë dhe mund ta shesë qoftë dhe me humbje dhe për pjesën tjetër duhet shtrënguar rrypi. Mirëpo qytetari ynë duhet ta dijë se "rilindasi" borxhin që peshon më shumë sesa pesha jonë me gjithë rilindje, e ka firmosur në emër tonë, pra k/familjarëve tanë. Normal se e kemi "autorizuar...".

Po ky zotëria, jo vetëm "plaçkën" që duhej blerë me me këto lekë nuk e ka sjellë në shtëpinë tonë të përbashkët, por lekët i ka çuar në "ofshore" për t’i fshehur për vete. Sepse edhe i marri e di se kreditori do trokasë, për interesat e përditshme të borxhit dhe mallin e vet. Dhe do të trokasë në shtepitë tona për lekët që i kanë marrë ai (ata). Fjala budalla edhe pse në "free market" është e rëndë. Dhe na takon neve, jo Atij, rilindasit.

Atij i takon një cilësor tjetër...

Të fundit