Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një roman me kryebashkiakë, si këta rrotull, nga një shkrimtar i kohës sonë
Alfred Lela
Çfarë spikame e dallon letërsinë shqipe të pas 90-ës, nëse themi se atë të para 90-tës e zotëroi teksti dhe hija e Ismail Kadaresë? ishte pyetja e një lexuesi në një takim të shkrimtarit Virgjil Muçi, i sapo kthyer nga Festivali Letrar i Mantovas në Itali, gjuhë në të cilën është përkthyer romani i tij i fundit 'Piramida e shpirtrave'.
Përgjigjia e autorit nuk ka aq rëndësi sa vetë romani në fjalë, i cili është edhe fitues i çmimit 'Kadare'. Te 'Piramida e shpirtrave', vëreni përkitjen në titull me romanin 'Piramida' të Kadaresë, Muçi rreket të krijojë një 'poemë të Tranzicionit'. Nuk është rastësi që, edhe pjesa e dytë e titullit 'shpirtrave' takohet disi me romanin e Gogolit 'Frymë të vdekura'. Nuk është vetëm ky përkimi: një prej personazheve e përmend novelën në dialogjet e librit të Muçit, por edhe vetë autori e pranon frymëzimin apo 'imitimin' nga ky tekst i rrëfimtarit të shquar rus të cilin edhe Kadare e përmend si një prej autorëve dhe romaneve që e ka ndikuar.
Pas gjithë këtyre përkitjeve ndoshta duhe bërtitur 'urra!' ose 'poshtë!', duke menduar se Virgjil Muçi ka dështuar ose ka triumfuar në guximin me një subjekt të ngjashëm me Gogolin dhe të një 'piramide shpirtërore të kohës' të ngjashme me të Kadarse për epokën e vet. Përkitjet mund të jenë autori, por jo domosdoshmërisht letërsia e tij. Te 'Piramida e shpirtrave' Muçi ka ngritur infrastrukturën e groteskut të tranzicionit shqiptar ku, secili mund të hedhë tullën, llaçin apo urën e vet. Personazhet, të cilat ai i qëmton në mënyrë inteligjente, edhe pse deri diku eklektike, janë tipike të një tranzicioni si ky i yni, i cili edhe pse duke qenë i përbotshëm (nuk jemi i vetmi vend në mbikalimin nga një gjendje apo sistem shoqëror-politik në tjetrin), janë posaçërisht shqiptare. Si të tilla janë të njohura, por kjo njohje nuk i bën familjare dhe këtu shtrihet imtësia dhe kujdesi me të cilën autori ka operuar.
Mark Mara është një amerikano-shqiptar i cili ka kryer një dënim penal të cilin nuk mund ta shquash në është politik në Shqipëri apo për spekulim financiar në Nju Jork. Robert Farka është një ish-i përndjekur që 'luan rolin' e nëndrejtorit të hotel 'Dajtit'; personazhe në zhdukje këta ish-të përndjekurit në role drejtuesish, ashtu si edhe vetë hoteli që është kthyer tashmë në bankë. Marko Ferreti është një prift katolik cili i duhet të luftojë një betejë të ashpër proselitizmi me të tjerë denominacione të krishtera që kanë mbirë në Shqipëri pas hapjes dhe në përpjekje për të gjetur 'frymët' e tyre të gjalla. Kryetarët e dy bashkive, që mund të ishin çdo qytet në Shqipëri, janë ndoshta më të spikaturit e penës së Virgjil Muçit. Ata mund t'i gjesh edhe sot e kësaj dite nëpër zyrat e Shqipërisë, por kryqëzimi i zjarrit politik nuk të lë t'i shohësh qartë, ashtu siç i përshkruan Muç: groteskë, të babëzitur, të paditur, megalomanë, me të kaluar të dyshimtë, e të tjera.
'Piramida' e Virgjil Muçit është një roman politik, edhe pse ky nuk ka qenë aspak qëllimi i autorit. Në kryqëzimet e vëzhgimeve ai më shumë ka dashur të ndërtojë rrethrrotullimin e paepur të Tranzicionit shqiptar, duke lënë secilin lexues që të futet aty sipas radhës dhe shenjave të veta. Sigurisht, dihet se si shqiptarët e përdorin rrethrrotullimin si pjesë të infrastrukturës së trafikut rrugor: narcispellg ku zhyten me kokë duke shpresuar se çdo makinë është një deus ex machina, jo për t'i goditur, por për t'iu shmangur marrëzisë së tyre.
'Piramida e shpirtrave' është një roman për marrëzinë shqiptare i një esteti të hollë si Virgjil Muçi. Një burrë me kulturë të lartë, një racë në rrallim në këtë kohë dhe vend cit me pop-kulturë, meriton për këtë roman çmimin që ka marrë. Siç meriton që ministri i Jashtëm në detyrë dhe KM Rama, si njerëz të high culture që thonë se janë, ta konsiderojnë për postin e Ambasadorit, një zyrtar që luan role poshtë kapacitetit të vet në superstrukturën e diplomacisë shqiptare. Z. Muçi do t'i bënte nder Shqipërisë në secilën prej Ambasadave më të rëndësishme në botë.
Ai flet gjuhët e huaja dhe gjuhën e kulturës së lartë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38