All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Një rracë e re dhunuesish po rritet!”, Tahiri ka një propozim për kolegët: Parlamenti  nuk dëgjon!

All - Paragraf - 1

Ka qenë pikërisht një video mizore ku minoreni vret një qen me mjete të ftohta, në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së kafshëve, shkaku i reagimit të deputetit socialist Saimir Tahiri.

All - Paragraf - 3

Tahiri shprehet se një rracë e re dhunuesish po rritet, dhe janë pikërisht njerëzit. Ai kujton dhe njëherë se para një viti ka bërë një propozim në Parlament për mbrojtjen e kafshëve të dhunuara, por që s'është dëgjuar nga kolegët e tij.

“Një rracë e re dhunuesish po rritet. Sot me një qen, nesër me një shok a familjar, e kështu pa mbarim.

Thuajse 1 vit më parë propozova një p/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DËGJON.

Më mbetet ta risjell përsëri në vëmendje, me shpresën se të gjithe ata që nga kjo e sotmja janë neveritur e frikesohen nga e ardhmja, të gjejnë kohë të bëhen bashkë e të detyrojnëparlamentin të marrë në shqyrtim e të miratojë një ligj për të ndalur përfundimisht masakrën ndaj kafshëve”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë, që dy ditë më parë në një fshat të Dibrës, banorët vranë një ari, pasi sipas tyre hante misrat.

Të fundit