Flash News

KRYESORE

Një rreze drite përtej kufizimeve të jetës. I riu nga Vlora dhe pasioni për poezinë

Politiko.al

Asgjë nuk mund ta kufizojë një mendje të bukur, të prodhojë perla në vargje. Edhe pse poezia nuk është fort në modë, për fatin e keq të mendjeve të shekullit XXI, Dritan Thomaraj përmes talentit të tij ka mundur të depërtoj shpirtin e dhjetra e qindra lexuesve që e ndjekin. E nëse mendoni se Dritani është një nga studentët e Fakultetit të Historisë e Filologjisë, e keni menduar gabim, ai studion për Financë Kontabilite.  Ka marrë pjesë në disa antologji, brenda e jashtë vendit, gjithashtu boton krijime në gazetat e ndryshme letrare. Poezia e tij rrjedh lirshëm, shquhet për temperamentin e veçantë pasi e bën vargun të vallëzoi, si valsi i erës që shkon mbi valë. Në një rrëfim për Politiko.al Dritani tregon më shumë rreth pasionit për poezinë që nuk e le pas dorë pavarësisht fatit të jetës. 

Sa poezi ke shkruar deri tani dhe a ke botuar ndonjë përmbledhje?

Të them të drejten numrin e poezive të mia nuk e di, sepse për mua është e rëndësishme cilësia e asaj që unë shkruaj sesa numri, megjithatë para 4 vitesh kam botuar vëllimin e parë poetik të titulluar “Valsi i Valeve”.  Ky vellim edhe pse ishte vëllimi i parë, u prit mjaft mirë nga lexuesi dhe miqtë e mi krijues. Aktualisht kam në proces redaktimi vëllimin e dytë, që mendoj ta botoj gjatë stinës së vjeshtës, përveç ketyre kam edhe shumë poezi të tjera në dorëshkrim që presin të marrin formën e tyre përfundimtare pasi t’i kem kaluar disa herë në ripunim.

Cila është tematika e krijimeve tua?

Tematike e poezive të mia është e larmishme, pasi më pëlqen që poezitë që unë shkruaj t’i përshtatet çdo lexuesi. Frymëzimin e marr në rrugë, dhe tematikat e mia kryesisht prekin problemet e përditshme dhe jo vetëm...

Sa çmime ke fituar deri tani?

Duke qenë se konkurimet e mia me poezi kanë filluar që në gjimnaz, do të thoja se kam disa çmime të para nga gjimnazi. Më pas kam marrë pjesë në  “Festivalin Letrar për të Rinjë”, ku fitova çmimin e dytë dhe së fundmi kam fituar çmimin e parë në konkursin që realizoi qendra rinore Aneza, në Kamëz.

Cila është vështiresia që has në promovimin e krijimeve?

Veshtiresia ime por edhe të gjithë krijuesve të rinj, për të promovuar vlerat e tyre artistike është mungesa e aktiviteteve serioze për të nxjerrë në pah vlerat e të rinjve, si dhe për t’i motivuar ata për të vazhduar në rrugen e bukur por edhe të vështirë të artit.

Si i ka vlerësuar kritika krijimet e deritanishme?

E vërteta është se në vendin tonë mungon kritika e mirëfilltë, megjithatë opininet dhe kritika e disa prej miqve të mi krijues, si dhe lexuesit e vëllimit tim të parë, ka qenë pozitive. Kjo është edhe aryeja pse unë vazhdoj të shkruaj dhe të kerkoj sa më shumë nga vetja, për të sjellë tek lexuesi mesazhin e duhur. 

Të fundit