Flash News

KRYESORE

Një shenjë tjetër mund t`ju tregojë se jeni të prekur nga koronavirusi, flasin mjekët

Një shenjë tjetër mund t`ju tregojë se jeni të prekur

Virusi vdekjeprurës COVID-19 siç tashmë dihet ka shumë të panjohur, kështu që vazhdimisht, mjekët dhe ekspertët shëndetësor hasen me të reja sa i përket virusit që ka gjunjëzuar gjithë botën.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, autoritete shëndetësore bën të qarta tre simptomat tipike që janë: temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por së fundmi është vënë re dhe një tjetër shenjë që mund të tregojë që jeni infektuar me COVID-19.

Behët fjalë për njolla në gishtat e këmbëve që kryesisht janë shfaqur tek fëmijët dhe tek të rinjtë. Këto shenja fillimisht janë vënë në dukje nga dermatologët të cilët kanë vënë re se kjo simptomë nuk është vendimtare, por mjekët po shohin një lidhje me virusin.

Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.

“Ne mendojmë se ndoshta ajo çka po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen. Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku, të cilat janë të lidhura me këtë virus.”

Të fundit