Flash News

KRYESORE

Një spital Covid 3 në Shqipëri? Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë infektimesh

Një spital Covid 3 në Shqipëri? Rama: Duhet të

Kryeministri Edi Rama deklaron se vendi duhet të jetë i përgatitur edhe për një valë të dytë infektimesh prej covid-19, ndonëse në vend numri i rasteve të të infektuarve ka rëndë ndjeshëm (vetëm sot 4).

Teksa inspektoi spitalin QSUT, Rama u njoh nga përfaqësuesit e këtij institucioni se po përgatitet një hapësirë e re qe mund të shërbejë si një spital Covid 3 nëse do jetë e nevojshme.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet  të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi, njerëzit u reklasuan hë mo se s'ka gjë, shumica  e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina zakonte janë shumë të forta, ne duhet të përgatitemi fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll dhe thoshte se vala e dytë ishte... do zoti mos na sjelltë para kësaj prove, megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Rama.

Të fundit