Flash News

KRYESORE

"Një stres të paparë", banori i dëmtuar nga tërmeti: Bashkia nuk vepron, jam jashtë me djalë të paralizuar dhe probleme ekonomike

"Një stres të paparë", banori i dëmtuar nga

Ndërkohë që kanë kaluar rreth 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, shumë banorë janë ende në "qiell të hapur", për shkak të shembjes së banesave të tyre dhe ende nuk dihet se çdo të bëhet me ta.

Të shumta janë rastet e denoncuara nga Partia Demokratike të banorëve që pretendojnë se janë lënë në harresë nga qeveria. Së fundmi ka sjellë historinë e Behar Kallakut nga fshati Bubq i Fushë-Krujës, të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe nuk po gjen zgjidhje në institucionet shtetërore.

“Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë”.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?

"Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu." shprehet Kallaku.

Me një fëmijë të paralizuar dhe vështirësitë ekonomike, ai thotë se kjo situatë vetëm sa ja ka shtuar stresin.

“Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga Bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne”!

Të fundit