Flash News

KRYESORE

Një tërmet i fortë në mesnatë ‘shkund’ Greqinë, shëmb shtëpi e plagosen banorë në Parga dhe Kanalaki

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 u regjistrua në orën 1:49 të mëngjesit të sotëm, 14 kilometra në verilindje të Pargës në Greqi. Për pasojë, në Parga janë shënuar shumë dëme materiale.

Tërmeti është ndjerë edhe në Thesprotia dhe Preveza, ndërsa u raportuan dëme të mëdha edhe në Kanalaki.

Sipas mediave greke, shumë shtëpi të vjetra janë shembur, por ka edhe banorë të lënduar. Po ashtu, edhe energjia elektrike u rivendos në zonë, pasi u ndërpre për disa orë.

Të fundit