Flash News

KRYESORE

Një tërmet i fuqishëm godet qytetin më të madh të Turqisë

Një tërmet ka goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin.

Sipas "Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare", ngjarje sizmike me magnitutë 4.9 goditi 63 kilometra në perëndim të qytetit në 16:37 të pasdites (në orarin e Turqisë).

Sipas "Independent", banorët e shqetësuar kanë raportuar se janë ndjerë dridhje të forta ku janë tronditur ndërtesat, megjithëse nuk dihet ende nëse ka viktima apo dëme materiale.  Kryetari i qytetit Ekrem Imamoglu është shprehur duke thënë se deri më tani autoritetet nuk ishin ende në dijeni të ndonjë ndikimi negativ.

Ai tha se ngjarja në detin Marmara ka ndodhur në një thellësi prej 16 kilometrash.

 

Të fundit