Flash News

KRYESORE

Një thirrje për gazetarët nga ish-ministri i Jashtëm: Mos u besoni shifrave të KZAZ. Janë fabrikim, pasqyroni të vërtetën

Një thirrje për gazetarët nga ish-ministri i Jashtëm: Mos u

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili ka përfaqësuar Gjirokastrën para se opozita të digjte mandatet, u ka bërë një thirrje gazetarëve duke u kërkuar që të pasqyrojnë të vërtetën. Sipas Shehut shifrat që po jepen nga KZAZ-të janë të rrejshme. Ai u kërkon gazetarëve të mos bëjnë lojën e atyre që po organizojnë këtë farsë që e ai e quan 'kriminale'.

Statusi i plotë:

Te nderuar gazetare, mos u besoni te dhenave qe ju japin KZAZ.

Jane krejt te fallcifikuara, pra mos i tranzmetoni ato.

Ne rast te kundert pa dashje beni lojen e atyre qe po organizojne kete farse kriminale.

Te dhanat qe u dhane pak me pare per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit.

Jane nje fabrikim i pa vlere i makinnes propagandestike «gebelsiane » te ngritur pikerisht per te goditur demokracine e instaluar despotizmin.

Ne fakt Qarku i Gjirokastres, te gjitha bashkite e tij vecse po bojkotojne me perbuzje.

Detyra juaj eshte te pasqyroni te verteten e jo mashtrimet qe ju serviren.

 

Të fundit