Flash News

KRYESORE

Një tjetër bllok banimi me pallate shumëkatëshe në Tiranë, ish-magazinat do prishen

Një tjetër bllok banimi me pallate shumëkatëshe në

Ish magazinat në zonën industriale të Tiranës në rrugën Siri Kodra që edhe sot funksionojnë si stoku i shumicës për industrinë e ndërtimit do të shndërrohen në një bllok të ri banimi me pallate shumëkatëshe.  Kjo zonë është vetëm pak metra bulevardit të ri dhe afër unazës aktualisht është e pazhvilluar me objekte që i kanë shërbyer për magazina qysh para viteve 1990, raporton Monitor.

Kompania e ndërtimit Kontakt do të ndërtojë bllokun e parë të pallateve në zonë, një projekt nga “FORM architects”.

Tirana së fundmi po zgjerohet fort nga pjesa e veriore e saj. Në vijë të drejtë me ndërtimet e reja në zonën Siri Kodra, një bllok i madh pallatesh “ Fiori di Bosko” po ndërtohet në zonën e Don Boskos nga kompania EDIl-Al.  Ndërsa më tej në fushën e aviacionit ka nisur të ndërtohet kompleksi “Turdiu” me investitor kompaninë Kastrati.

Në planet e hershme të zhvillimit të Tiranës, planifikohej që kryeqyteti të zgjerohej në anën veriore, nga Alliasi në drejtim të Laprakës, për shkak të lehtësive më të mëdha të furnizimit me ujë të qytetit të madh.

Ndonëse Erion Veliaj premtoi në fushatën e 2015-ës se nuk do të lejoheshin ndërtime shumëkatëshe në Tiranë, kjo gjë nuk po realizohet, madje kryebashkiaku i Tiranës u kritikua në atë kohë për shkak se një premtim i tillë nuk ishte mbajtur as nga paraardhësit e tij.

Të fundit