Flash News

KRYESORE

Një tjetër deputet i lidhur me Moisi Habilajn? Artan Hoxha: Drejton qarkun me 8 deputetë

Një tjetër deputet i lidhur me Moisi Habilajn? Artan Hoxha: Drejton

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se një deputet i rëndësishëm socialist, drejtues i një qarku  që ka prodhuar 8 deputetë për socialistët ka lidhje direkte me Habilajt dhe ky fakt është i dokumentuar në materialet që ai posedon.

Hoxha ka thënë se dosja e tij ka informacione të detajuara mbi përfshirjen e eksponentëve të politikës me vëllezërit Habilaj.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste nxorri tetë deputetë vetëm në dy qarqe, në Durrës dhe në Vlorë. Durrësi udhëhiqet nga ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ndërsa Vlora nga ministri i Transportit, Damian Gjinknuri, ndërkohë pjesë e listës të këtij qarku është edhe kryeministri Edi Rama.

“Moisi Habilaj nxorri tufën me euro për të paguar drekën e qeverisë Rama, nuk e lejoi një biznesmen shumë i fuqishëm”

Të fundit