Flash News

KRYESORE

Një tjetër deputete kundër shkarkimit të Metës: Aktet e presidentit nuk mund t’i gjykojë as opozita, as mazhoranca

Një tjetër deputete kundër shkarkimit të Metës: Aktet e

Dje, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën e kësaj të enjte në Parlament të zhvillohet një “arenë debati” prej pesë orësh përmes një mocioni lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve vendore nga ana e presidentit Ilir Meta dhe firmosjen e një relacioni për shkarkimin e tij.

Megjithatë, në radhët e parlamentit ka patur edhe zëra kundër këtij akti. Deputetja e Grupit Parlamentar “Demokrat”, Fatjona Dhimitri është shprehur kundër shkarkimit të presidentit Meta.

Në një reagim për politiko.al, Dhimitri deklaron se aktet e presidentit i gjykon vetëm Kushtetuesja.

“Unë kam deklaruar që në krye të herës, unë jam kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta sepse aktet e presidentit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese, jo opozita apo mazhoranca”, shprehet deputetja e opozitës parlamentare, mandati i së cilës rrodhi prej listave të PD në qarkun e Gjirokastrës, pasi opozita doli nga Parlamenti.

Të fundit