Flash News

KRYESORE

Një tjetër ‘ERTV’? Trump do të hapë televizionin e tij: Nuk ka më lajme të rreme

Një tjetër ‘ERTV’? Trump do të hapë televizionin

Dy ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar sërish hapjen e një televizioni të kontrolluar nga shteti. Qëllimi i këtij televizoni sipas Trump është ‘transmetimi i lajmeve të vërteta dhe jo lajme të rreme’. Por kjo nuk është diçka e re pasi në Shqipëri një praktitë e tillë ndiqet nga kryeministri Edi Rama prej dy vjetësh.

Vërejtjet e Trump ishin një tjetër kritikë për CNN, por edhe për disa media të tjera që financohen nga qeveria amerikane, më i madhi i të cilave është Zëri i Amerikës.

Trump tha se “ne kemi pasur Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës. Ne e bëmë atë për të ndërtuar vendin tonë, dhe kjo nuk po funksionon shumë mirë.”

Ndërsa për CNN presidenti amerikan u shpreh se ai është ‘shumë më i rëndësishëm jashtë se sa brenda Shteteve të Bashkuara’.

Trump ka sugjeruar edhe më parë ngritjen e një rrjeti shtetëror. Vitin e kaluar, ai shkroi në Tëitter se "duhet të bëhet diçka që Shtetet e Bashkuara të kenë një rrjet televiziv shtetëror, për t'i treguar Botës ashtu siç jemi në të vërtetë, TË MËDHENJ!"

Të fundit