Flash News

KRYESORE

Një tjetër fuqi botërore kërkon vend në Ballkanin Perëndimor; Japonia cakton ‘ambasadorin special’

Një tjetër fuqi botërore kërkon vend në Ballkanin

Japonia ka marrë vendimin për caktuar një ambasador special për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm për Median dhe Diplomacinë Publike në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Norio Maruyama, gjatë vizitës që kryeministri Shinzo Abe zhvilloi në Beograd.

Përveç ambasadave që Japonia ka në kryqytetet e Ballkanit Perëndimor, është përzgjedhur edhe një ambasador special, i cili do e ketë bazën në Tokio, por që do të zhvilloi vizita të shpeshta në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ky ambasador do të jetë i fokusuar në çështje politike, ekonomike dhe sociale që kanë interes për palët. Ai do të ketë kapacitetin për të komentuar situatën në rajon, ka deklaruar Maruyama.

Me këtë vendim, Japonia është fuqia e radhës në botë që kërkon të ketë prezencën dhe influencën e saj në Ballkan dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Përveç Rusisë, Turqisë, BE-së dhe SHBA-së që kanë patur historikisht ndikim në Ballkan, vitet e fundit ka patur një rritje të fuqishme të prezencës së Kinës, Arabisë Saudite, Iranit dhe Izraelit.

Të fundit