Flash News

KRYESORE

Një tjetër moment romantik në ‘Emmy’, Kit Harington jep mesazhin emocionues për bashkëshorten

Një tjetër moment romantik në ‘Emmy’, Kit Harington
Në Shqipëri njerëzit ndahen në dy kategori fansa të zjarrtë të “Game of Thrones” dhe në ata që nuk e kanë parë këtë serial. Edhe pse është një nga serialet më të ndjekura në botë, në Shqipëri nuk ka arritur te këtë shumë sukses, kjo ndoshta edhe për shkak se shqiptarët preferojnë më shumë seriale turke. Gjithsesi, ky lajm është për fansat e këtij seriali. Në mbrëmjen e zhvilluar për ndarjen e çmimeve “Emmy” para dy ditësh, “Game of Thrones” mori çmimin si serial-drama më e mirë. Ky ishte dhe momenti kur një nga protagonistët e serialit, Kit Harington (Jon Snoë) bëri dedikimin e ndjerë për bashkëshorten e tij, Rose Leslie, të cilën po ashtu e njohu në xhirimet e serialit. “Takova gruan në këtë show... në një mënyrë ky seria me dha familjen dhe të ardhmen,”- tha aktori 31-vjeçar. Në qershor të këtij viti, Kit Harington dhe Rose Leslie kurorëzuan dashurinë  e tyre në martesë.

Të fundit