Flash News

KRYESORE

Një tjetër pacient humb jetën nga COVID-19 në Infektiv; Dy viktima brenda 24 orëve

Një tjetër pacient humb jetën nga COVID-19 në Infektiv; Dy

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi duke e çuar në 2 numrin e të vdekurve në 24 orët e fundit.

Mësohet se, viktima ishte një 90-vjeçar i shtruar në spitalin e Infektivit. Më herët humbi jetën një 34 –vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

"Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.

Me vdekjen e të moshuarit shkon në 48 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Të fundit