Flash News

KRYESORE

Një tjetër personazh i ikën “Portokallisë” për t`ju bashkuar Besit në Klan

Një tjetër personazh i ka ikur ‘Portokallisë’ dhe bëhet fjalë për skenaristin Vangjel Kozma.  Prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portakallisë” dhe nga programi hit i së dielës është larguar për një program tjetër të së dielës.

Burime pranë “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se Kozma do të zhvendoset në “Klan” në segmentin “Be Caffe”. Siç është mësuar “Be Caffe” do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” dhe do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku. Për gati 1 orë aktorët do të realizojnë skena të ndryshme gazmore dhe do të kenë të ftuar personazhe të njohur të ekranit.

Të fundit