Flash News

KRYESORE

Një tjetër porosi e Ministrisë së Brendshme: Të shmangen policët “bark derra”

Gazetari Bledian Koka ka publikuar një dokument të firmosur nga zv/drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ku janë renditur disa porosi të Ministrisë së Brendshme.

Dokumenti ka 19 pika, por është pika 8 që po krijon debat në media dhe rrjetet sociale. Aty thuhet: “Punonjës Policie mbi peshë (bark derra) të shmangen nga shërbimet e dukshme.”

Është pikërisht termi “bark derra” që po komentohet më së shumti, duke qenë se kemi të bëjmë me një dokument zyrtar.

“Nëse mendonit që i kishit parë të gjitha, ne fakt s’kishit parë asgjë. P.s...mjafton të lexoni pikën 8 sesi e mendon "Ministri" aktual i Brendshëm, policin mbipeshë...”, shkruan gazetari Koka.

Të fundit