Flash News

KRYESORE

Një tjetër rregull "i thyer", Meghan Markle del në publik me një fund transparent

Meghan Markle, duket se ka kaluar ditën e sotme një moment si të Princeshë Dianës, në Zelandën e Re. E veshur me një fund me pala hekuri, Dukesha e Sussex ka treguar më shumë se sa duhet. Fund ii saj blu i errët ishte transparent dhe lehtësisht mund të shihen dhe të brendshmet e mamasë së ardhshme, të paktën kështu duket në foto.

Ndërsa “Daily Mail” e komenton këtë si një iluzion optik, pasi model ii fundit është i tillë dhe vizat ngjyrë ‘nude’ të fundit të krijojnë idenë sikur është transparent. Por në fakt është thjesht model ii fundit i tillë.

Ky moment na kujton dhe foton e famshme të Princeshë Dianës në vitin 1980. Fotoja tregonte këmbët e Dianës në fundin e tejdukshëm.

 

Të fundit