Flash News

KRYESORE

Një tjetër shtet në Europë gati të heqë vizat me Shqipërinë

Një tjetër shtet në Europë gati të heqë vizat me

Shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza në një tjetër shtet në Europë. Bëhet fjalë për Republikën e Armenisë, ku Qeveria do të paraqesë vendimin që përveç qytetarëve shqiptarë, pa viza në këtë shtet të udhëtojnë edhe qytetarët e Kanadasë, Libanit dhe Turkmenistanit.

Vendimi pritet të merret më 10 korrik dhe qytetarët e këtyre vendeve do të mund të qëndrojnë në Armeni për 180 ditë brenda një viti.

Përveç vendeve të zonës Shengen, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në shtetet evropiane të Ukrainës, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Turqisë, etj.

Të fundit