Flash News

KRYESORE

Një tjetër skandal, në Dibër u japin maturantëve kopjen e provimit të maturës që të votojnë

Një tjetër skandal, në Dibër u japin maturantëve kopjen

Nga Dibra vjen një tjetër rast shqetësues, që tregon mënyrën më të sofistikuar të manipulimit të zgjedhjeve.  Është ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, që bën publik fenomenin e paprecedentë, ku maturantëve u është ofruar kopje e provimeve të maturës, e kjo me qëllim që të votojnë.

“Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 qershor. Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarrja në votime.

Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarrjes në to. Turp i madh..!!!”,- shkroi Përparim Spahiu në një reagim në Facebook.

Të fundit