Flash News

KRYESORE

Një tjetër skandal tronditi Maqedoninë e Veriut para votimit për hapjen e negociatave

Një tjetër skandal tronditi Maqedoninë e Veriut para votimit

Maqedonia e Veriut është vlerësuar për ecurinë e deritanishme nga shtetet e BE-së, të cilat janë pro hapjes së negociatave e megjithatë në muajt e fundit qeveria është trazuar nga skandale. Pas atij, ku e përfshirë ishte ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila ndodhet ën burg për rastin “Zhvatja”, pasi dha dorëheqjen nga detyra, vendi fqinj është përfshirë në një tjetër skandal.

Të përfshirë janë dy njerëzit më të besuar të kryeministrit Zoran Zaev, njëri prej të cilëve madje është edhe mik i ngushtë i eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon.

Mediet sllovene shkruajnë se drejtori i Fondit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Dan Donçev, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i kanë bërë presion një kompanie suedeze për të anuluar blerjen e Diamed, qendër e dializës , për 11.5 milionë euro.

Të dy zyrtarët e lartë akuzohen se kanë abuzuar me detyrën, në lidhje me një marrëveshje me Diamed, me vlerë mbi 11 milionë euro.

Ata dyshohet se kanë ushtruar presion të fortë ndaj investitorit për të hequr dorë nga blerja kompanisë në Maqedoninë e Veriut, që ka qendra dialize në vend, me qëllim fitimin. Raportohet se Donçev ka ndikuar te gjiganti shëndetësor suedez, duke e dekurajuar atë që të investonte në Maqedoni.

Në rastin “Zhvatja”, bëhej fjalë për një skemë të gjerë korrupsioni, ku ishin të përfshirë biznesmenë e zyrtarë të lartë. Sipas sllovenëve, skandali në shëndetësi është një vijim i rastit “Reket”, që tregon korrupsionin e madh shtetëror.

Të fundit