Flash News

KRYESORE

“Një tmerr i paparë, mbeta pa fjalë”, si e komenton Arjan Çani deklaratën e Ardi Veliut: Kur e pashë...

“Një tmerr i paparë, mbeta pa fjalë”, si e komenton

Moderatori Arjan Çani është shprehur i skandalizuar nga deklarata e një dite më parë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili përdori videon e nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia disa ditë më parë, teksa shfaqej me pistoletë në dorë, por që rezultoi episod i xhirimeve të një filmi.

Në nisje të emisionit, Çani tha se ka mbetur pa fjalë kur dëgjoi mënyrën se si gjykon një zyrtar i lartë i policisë në vendin tonë për të justifikuar dhunën që përdor policia ndaj një të mituri

“Janë pafund me qindra e mijëra mesazhe nga njerëz, të njohur e të panjohur që kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut. Nuk e di nëse Ramsi do të japë viston për shkarkimin e tij pas këtij skandali të paparë, një tmerr i paparë deklarata e Ardi Veliut në shekullin e 21, nga një zyrtar i lartë i administratës.

Unë mbeta pa fjalë plak, nuk e komenton dot, se është e pamundur. Kur e pashë ngela i llahtarisur, pra mirë që nuk e pa që ajo ishte në film, por si mund të shkojë në mendje që të gjykojë dikë nga familja”, shprehet moderatori.

Të fundit