Flash News

KRYESORE

“Një ushtarak s’mund të jetë ministër”, Rama publikon letrën e Lleshajt për Metën: Më hiq gradën e ‘gjeneralit’

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike letrën e Sandër Lleshajt, zv.ministrit të Brendshëm drejtuar ditën e sotme presidentit Ilir Meta, për t’i hequr gradën e ‘gjeneralit’ me qëllim që të marrë zgjidhje përplasja për dekretimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama, ndërsa më poshtë publikon letrën e plotë të Lleshajt për Metën, ku i kërkon që t’i heq plotësisht gradën e gjeneralit dhe për të zgjidhur ngërçin e krijuar kryeministri-presidencë.

Të fundit