Flash News

KRYESORE

“Një valë e dytë COVID-i?!", Panariti: Vaksina është ende larg; Siguroni stoqe barnash antivirale e rezervash ushqimore

“Një valë e dytë COVID-i?!", Panariti: Vaksina

“Çfarë pritet të ndodhë me pandeminë Covid-19?”, ose më saktë “Ku jemi ne përballë kësaj pandemie?”

Të ndodhur përballë këtyre dy pyetjeve që vijnë natyrshëm në këtë situatë pandemie, ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti jep disa propozime për përballimin e problematikave për të mos u futur- sipas tij- në kolaps të sistemit shëndetësor në rast të një vale të dytë të përhapjes së COVID-it.

Panariti thekson se në rast të një vale të dytë në vjeshtë, Shqipëria duhet të marrë masa duke rritur numrin e shtretërve reanimatorë në spitale deri në 2 mijë në shkallë vendi, para vjeshtës.

“Duhet që të sigurohen stoqe barnash antivirale si dhe stoqe rezervash ushqimore në rast të një paralize të ripërsëritur të tregtisë ndërkombëtare”, shkruan Panariti.

Statusi i plotë i Edmond Panaritit:

Çfarë pritet të ndodhë me pandeminë Covid-19? Ku jemi ne? Besohet ende se rritja e ndjeshme aktuale e numrit të rasteve të reja me koronavirus në botë, përfshirë edhe vendin tonë lidhet me lehtësimin e masave karantinore dhe jo me valën e dytë të infeksionit.

Por ka që mendojnë se edhe mund të mos jetë kështu! Por a ndodhemi në “dallgë” apo gjendemi ende jashtë saj dhe a priten “cuname” në vjeshtë ? Mbetet për tu parë! Si rregull epidemiologjik sa më gjatë të qarkullojë infeksioni në popullata aq më i lartë është probabiliteti i “valëve” apo “dallgëve” të reja të infeksionit. Sipas CDC amerikane dhe Anthony Faucit të task forcës amerikane, është e mundur që këtë vjeshtë apo prag dimri të përfshihemi nga “dallga” e dytë.

Cilat do të jenë pasojat? Askush nuk mund ta thotë. Por shtetet po përgatiten shumë fort dhe seriozisht me kapacitete spitalore, shtretër reanimacioni, stoqe medikamentesh antiviralë. etj.

Sepse vaksina edhe nëse do të prodhohet duket ende larg. Historia e gripit spanjoll të para 100 viteve, na kujton se vala e dytë ishte më agresive dhe vrastare se e para. Njerëzimi mori frymë dhe u relaksua në korrik gusht të para 100 viteve për tu infektuar rëndë në tetor, nëntor. Prandaj duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në spitale në shkallë vendi në 2 mijë deri para vjeshtës. Që të mos futemi në kolaps në rast të një cunami infektiv të papritur. Të sigurojmë stoqe barnash antivirale dhe stoqe rezervash bazë ushqimore në rast të një paralize të tregtisë ndërkombëtare. Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit.

Të fundit