Flash News

KRYESORE

Një vendim "i pambyllur", Ori Nebijaj flet për vazhdimin ose jo në "Wake Up"

Një vendim "i pambyllur", Ori Nebijaj flet për vazhdimin ose

Një postim i Ori Nebijajt ka konfuzuar ndjekësit dhe fansat e saj dhe dje në media qarkulloi lajmi se Ori mund të largohet nga "Wake up".

Vetë moderatorja dha një deklaratë të pasqaruar që ngre shumë pikëpyetje mbi vazhdimin e saj apo jo në "Wake Up" dhe kjo vjen pas angazhimit të saj në disa projekte në Top Channel dhe madje në "Pushime on Top" këtë sezon ju besua dhe autorësia e programit.

"Po sikur të fle pak këtë sezon?" ishte postimi që konfuzoi mediat dje.

E pyetur sot nga Politiko, Ori tregoi se "ende nuk e kanë mbyllur si vendim". Pra, në deklaratën e saj ka pasur diçka dhe ekziston një mundësi që të mos e shohim moderatoren këtë sezon në programin e mëngjesit.

https://politiko.al/a-po-largohet-dhe-ori-nebijaj-nga-top-channnel/

Të fundit