Flash News

KRYESORE

Një vit nga vdekja e Gjovalin Kadelit, i biri ka një njoftim për miqtë e shokët e familjes

Një vit nga vdekja e Gjovalin Kadelit, i biri ka një njoftim për

Nesër bëhet njjë vit që nga ndarja nga jeta e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli.

Kadeli u nda nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë. I briri i tij Admiri, në një njoftim në Facebook, lajmëron të gjithë miqtë  e familjes se ditën e nesërme pret vizita në Tresh-Lezhë.

“Të dashur shokë dhe miq të familjes KADELI! Neser,diten e shtunë me dt 26/05/2018 behet plot nje vit pa njeriun tone te dashur,babain tim,GJOVALIN KADELI.(cdo fjale me shum eshte e tepert 😓).

Ju informoj se me rastin e perkujtimores familja pret vizita gjate gjithe dites ne Tresh-Lezhe! Ne Gezime jua kthefsha!

Me nderime Familja: Admir Gj. Kadeli”, shkruan Kadeli në Facebook.

Të fundit