Flash News

KRYESORE

Një vit pas abortit, ish-velina sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Një vit pas abortit, ish-velina sjell në jetë fëmijën e
Humbja e një fëmijë është një dhimbje e madhe për çdo grua që pret të bëhet nënë. Ish-velina Costanza Caracciolo, bashkëshortja e  ish-lojtarit të Kombëtares italiane, Christian Vieri  e ka kaluar këtë dhimbje. Çifti janë bërë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë quajtur Stella. "Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella,"- ka shkruar ish-futbollisti në foton e publikuar në Instagram.

Të fundit