Flash News

KRYESORE

Një vit pas largimit nga Top Channel, Mentor Kikia merr rol drejtues në televizionin më të ri

Një vit pas largimit nga Top Channel si kryeredaktor i edicionit të lajmeve në orën 15:00, gazetari Mentor Kikia tani do drejtojë në një tjetër televizion dhe bëhet fjalë për Klan Plus. Pas disa muajsh përgatitore, Kikia njofton se tashmë ka nisur punë në televizionin e ri, pjesë e kompanisë Klan.

Ai premton se ky ekran do të kthehet në një pikë të rëndësishme informimi dhe referimi, duke ndërthurur përvojën e të vjetërve me energjitë dhe pasionin e të rinjve.

Reagimi:

KLAN PLUS, më në fund filluam!

Pas disa muajsh punë përgatitore, Klan Plus, projekti më i ri i kompanisë Klan, mori jetë. Dy gjenerata gazetarësh jemi bërë bashkë, duke bashkuar përvojën e të vjetërve me energjitë dhe pasionin e të rinjve.

Kisha kohë pa ndjerë emicionin e fortë të lajmit të parë. Pas 25 vjetësh punë, provova sërish se kam të njëjtin adhurim e dashuri për profesionin e gazetarit. Njësoj si atëherë, kur isha 24 vjeç, dhe ku për të takuar një personazh, udhëtova 8 orë me këmbë nëpër male. Sot e shikoj veten po kaq të pasionuar. E shikoj veten tek studentët e gazetarisë që janë bashkuar me ne dhe që punojnë plot dëshirë.

Na ndiqni! Do të jemi më pranë jush dhe të vërtetë.

Jemi një ekip i vogël, por do ta bëjmë këtë ekran një pikë të rëndësishme informimi dhe referimi. Për këtë i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit. Tani edhe juve!

Të fundit