Flash News

KRYESORE

Një vit pas shkarkimit, dënohet me 25 vjet burg ish-presidentja e Koresë së Jugut, për çfarë akuzohet

Një vit pas shkarkimit, dënohet me 25 vjet burg ish-presidentja e

Një vit pasi u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese, ish-presidentja e Koresë së Jugut ka marrë një dënim edhe më të rëndë.

Park Geun-hye është arrestuar me vendim të Gjykatës së Apelit, pasi akuzohet se është e përfshirë në një skandal korrupsioni miliona dollarësh.

Ishte ky skandal që e rrëzoi edhe nga posti në vitin 2017, ndërsa tashmë gjykata ka faktuar se Park Geun-hye dhe bashkëpunëtori i saj Choi Soon-sil, kanë përvetësuar dhjetëra miliardë dollarë nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse.

“Marrëdhëniet e tilla jo etike midis fuqisë politike dhe fuqisë financiare dëmtojnë thelbin e demokracisë dhe shtrembërojnë rendin në ekonominë e tregut, duke u dhënë njerëzve një ndjenjë të rëndë humbjeje dhe mosbesimi të thellë në shoqërinë tonë”, tha në vendim gjyqtari kryesues Kim Mun-Suk.

Të fundit