Flash News

KRYESORE

Një vit pas vdekjes, aktori i njohur shqiptar i dedikon libër të bijës: Pusho përgjithmonë n’letrat e mia!

Një vit pasi e bija iu nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka zgjedhur ta përkujtojë mes miqsh dhe të afërmish përmes një libri kushtuar vetëm asaj dhe dhimbjes që ai ka përjetuar përgjatë kësaj periudhe.

“Bubulinë, ti letër e pashkrueme”, titullohet libri që aktori i dedikon të bijës së ndjerë, ndërsa ditën e sotme ai e ka prezantuar me të ftuarit e tij në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

“Ftoj të gjithë ata që e ndanë pikëllimin me mua për ikjen e sime bijë, që t'marrin pjesë me 20.11.2018 n'orën 12 n'Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë, n'promovimin e librit "Bubulinë, ti letër e pashkrueme"

pikërisht n'përvjetorin e parë të vdekjës.

Dëshiroj t'iu takoj e t'iu falenderoj për përkrahjen tuaj morale e shpirtnore për gjatë nji viti”, shkruan aktori në rrjetet sociale.

Të fundit