Flash News

KRYESORE

Një vit pasi doli nga burgu, ndërron jetë Nehat Kulla, ‘i forti’ i 97-ës; para pak kohësh humbi vëllain nga covid-19

Rreth një vit pasi doli nga burgu ku kreu dënimin në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë papritur Nehat Kulla, i njohur si ‘gjenerali’ ose një nga krerët e bandave në vitin 1997.

Kulla ndërroi jetë në banesën e tij në Tufinë, në Tiranë në moshën 67-vjeçare. Paraprakisht, mendohet se vdekja e tij lidhet me shkaqe natyrale.

Pak kohë më parë, Kulla humbi dhe vëllain e tij, Ramazan Kulla, per shkak se ishte prekur nga COVID-19.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Gjenerali” u lirua në korrik 2019 nga burgu, pasi e përfundoi dënimin me 20 vite për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e Nehat Kullës ka qenë mjaft aktive në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës.

Gjatë vitit 1997, gjatë trazirave në vend, ku rendi nuk funksiononte plotësisht, ai me anëtarët e bandës së vet, arriti t’u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në territorin ku ai kishte ndikim. Nga ana tjetër, banda e tij akuzohet se kreu shumë vrasje dhe krime të tjera kur policia ishte e pafuqishme që të garantonte sigurinë.

Të fundit