Flash News

KRYESORE

Një vit pasi u shkarkua nga TKK, Monika Lubonja emërohet drejtoreshë në televizionin e njohur në Tiranë

Rreth një vit pasi u shkarkua nga puna në Teatrin Kombëtar të Kukullave, Monika Lubonja emërohet drejtoreshë në një tjetër format, në televizionin informativ ‘News 24’.

Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pengesa më e madhe ? Frika. Gjëja më e lehtë ? Të gabosh. Gabimi mē i madh ? Të heqësh dorë ..."Nënë Tereza".

Prej pak ditësh jam bashkuar grupit më të madh mediatik si Drejtoreshë e Marketingut pranë Focus Media News, ne përbërje të të cilat janë, Neës24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb e Radio Shqiptare.

E kështu është për mua që të mos jetosh kurrë pa sfida”, shkruan Lubonja.

Kujtojmë se një vit më parë, Lubonja u shkarkua nga detyra pak ditë pas publikimit të rasteve të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tenderi për kupat e 70-vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga ajo.

Prokuroria nisi hetimet ndaj saj për keqnaxhimin, abuzimin me fondet dhe shpërdorimin e detyrës.

Të fundit