Flash News

KRYESORE

Një vizitë, 50 të shoqëruar; policia ‘aksion’ pas protestës ndaj kryeministrit Edi Rama

Një vizitë, 50 të shoqëruar; policia ‘aksion’

Ka mjaftuar një vizitë e kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit që në komisariate të shoqërohen të paktën 50 persona. Numri i lartë i shoqërimeve raportohet nga disa burime në Fier dhe Roskovec.

Policia ka ndërmarrë një ‘aksion’ kundër qytetarëve të cilët protestuan kundër kryeministrit Rama, duke i bllokuar edhe rrugën.

Pasi janë marrë në pyetje, qytetarët janë të lirë, ndërkohë që raportohet se vetëm një protestues vijon të mbahet në komisariat.

Zyrtarët e PD dhe LSI në këtë qark e konsiderojnë lëvizjen e policisë si presion ndaj qytetarëve, të cilët kërkojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj Qeverisë nëpërmjet protestave.

Të fundit