Flash News

KRYESORE

“Një zonjë për bashkinë e Tiranës; Dy ministre po përgatiten për të zevendësuar Erion Veliajn”

“Një zonjë për bashkinë e Tiranës; Dy ministre po

Erion Veliaj mund të mos jetë më kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin ‘Tonight’ se janë dy ministre të kabinetit Rama, që po përgatiten për të qenë kandidate të socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të.

Kryemadhi tha se nuk ka për qëllim të bëjë diversion, por ky informacion mund të konfirmohet lehtësisht pranë shefave të kabinetit të ministrave.

“Janë dy ministre. Po ta them pas emisionit, nuk ta them këtu, se do lëmë disa gjëra për më vonë. Unë nuk bëj diversion, mjafton të shkoni të pyesni shefat e kabinetet të disa ministrave. Po, janë zonja”, është shprehur kryetarja e LSI.

Në Qeverinë e Edi Ramës janë gjashtë gra ministre, të cilat janë kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës, në rast se i referohemi deklaratës së Kryemadhit.

Dy prej tyre, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu janë zgjedhur deputete në Qarkun e Tiranës, ndërsa aktualisht drejtojnë ministritë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zgjedhur deputete në Qarkun e Lezhës, ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në Qarkun e Gjirokastrës.

Ministret e Drejtësisë dhe Sipërmarrjes, Etilda Gjonaj dhe Sonila Qato, nuk e kanë postin e deputetes.

Megjithatë, vetë kryetari i PS, Rama, ka lënë të kuptohet se do e mbështesë një rikandidim të Veliajt, çka po kërkohet me ngulm edhe nga kryebashkiaku.

Ministret në Qeveri:

Olta Xhaçka – Ministre e Mbrojtjes

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Etilda Gjonaj – Ministre e Drejtësisë

Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës

Sonila Qato – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Të fundit