Flash News

KRYESORE

"Njëherë e një kohë në Hollywood dhe stili i meshkujve që udhëheqin"

Bashkëpunimi i Brad itt dhe Leonardo Di Caprios në filmin "Once Upon a Time in Hollywood" është mirëpritur shumë nga fansat. Dy aktorët më të pëlqyer prej dekadash, që kanë qenë gjithmonë në në role protagoniste vijnë bashkë në një film që pritet të ketë një sukses të jashtazakonshëm kur të dalë në kinema.

Një film nga Quentin Tarantino, sjell në ekran Pitt dhe Leo-n dhe të gjithë mezi po presin korrikun për të parë filmin. Mirëpo si duken meshkuj që gjithmonë kanë udhëhequr në tapetin e kuq në Kanë?

Katër protagonistët e filmit, kanë marrë vëmendjen e gjithë mediave dhe paparacëve e fotografëve që ndodhen në Kanë për të kapur çdo moment të aktorëve dhe  të ftuarve nga e gjithë bota.

Të fundit