Flash News

KRYESORE

Njëlloj si deputeti gjerman, ambasadori i BE në Tiranë: Qeveria dhe opozita të angazhohen për dialog konstruktiv

Njëlloj si deputeti gjerman, ambasadori i BE në Tiranë: Qeveria

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar. Gjatë një vizite në Korçë, ai është shprehur BE vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke shtuar se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bejë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e te drejtës për ta berë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE.

Shqipëria ka berë progres të mirë që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdojë Shqipëria këtë rrugë në këtë situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë ne dialog. Është e vështirë të bejmë parashikime, poe pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në kete situate vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gje qe mund te them eshte se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Soreca.

Edhe zëdhënësi politik i grupit parlamentar të CDU/CSU, njëherësh dhe deputet, në një reagim zyrtar i bën thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që të nisin diskutimet për të zgjidhur ngërçin politik në të cilin është futur vendi.

Të fundit