Flash News

KRYESORE

“Njëlloj sikur të votonim që SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd”, reagon Blushi për votën në OKB

“Njëlloj sikur të votonim që SHBA duhet ta mbajnë

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar votimin e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB duke u shprehur se asgjë nuk e justifikon dot vendimin e Shqipërisë, pasi sipas tij në kemi votuar një rezolutë kundër SHBA-së pa asnjë arsye serioze.

“Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd”, shprehet Blushi.

Statusi i plotë:

PËR VOTIMIN E SHQIPËRISË NË OKB

Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipērisē nē OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze. Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për cfarë kemi votuar? Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. Një shtet levantin, do thoshte Faik Konica.

 

Të fundit